Koreja e Jugut thërret sot mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me provën e dyshuar bërthamore në Korenë e Veriut. Takimi, siç pritet, do të zhvillohet më 14:00 sipas orës lokale (18.00 sipas orës së Moskës).

0Sot në mëngjes Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së regjistroi lëkundje nëntokësore në territorin e Koresë së Veriut, në afërsi të poligonit të provave bërthamore. Një sërë shërbimesh sizmike njoftuan se bëhet fjalë për një tërmet me origjinë artificiale. Supozohet që Koreja e Veriut të ketë zhvilluar një shpërthim bërthamor nëntokësor.