Në Iran një pjesë e uraniumit të pasuruar u konvertua në karburant bërthamor për një reaktor kërkimor. Sipas deklaratës të Përfaqësuesit zyrtar të Ministrisë së Jashtme të vendit, Ramin Mehmanparast, Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) është në dijeni të zhvillimit të punimeve përkatëse.

0Informacioni mbi prodhimin e karburantit bërthamor vjen në prag të raundit të radhës të bisedimeve të përfaqësuesve të Teheranit me delegacionin e ANEA-s për programin bërthamor të Iranit. Siç pritet, vëzhguesit ndërkombëtarë do të mbërrijnë në Iran më 13 shkurt.