Aktivistet e lëvizjes ukrainase “FEMEN” e festuan sipas mënyrës së vet refuzimin e qëndrimit të mëtejshëm në fron të Papës Benedikti XVI, duke u zhveshur në katedralen “Notre Dame” të Parisit.

Tetë vajzat ndërkohë thërrisnin: "Nuk ka më Papë!".

Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, në kurrizin e vajzave kishte mbishkrime të tilla si "Jo homofobisë", "Kriza e besimit" dhe "Lamtumirë, Benedikt"!

Rojet e Katedralas i nxorrën në rrugë aktivistet, ku ato vazhduan të hedhin me britma parulla edhe për rreth dhjetë minuta.