Shkarko audiofailin

Greqia, Italia dhe Shqipëria planifikojnë të nënshkruajnë në Athinë një marrëveshje ndërqeveritare për ndërtimin e gazsjellësit Transadriatik. Itinerari i tij do të kalojë nga qyteti grek Komotini në Shqipëri dhe më tej nëpër fundin e Detit Adriatik në portin italian të Brindisit.

Deri në çfarë mase do të ndikojë kjo ngjarje në interesat e Rusisë?

Pikëpamja e Drejtorit të përgjithshëm të Fondit rus të Sigurisë Energjetike Kombëtare Konstantin Simonov:

- Ky opsion vlerësohet në BE si një nga prioritetet kyçe. Por asnjë konkurrencë të veçantë projektet evropiane të transportimit të gazit të tilla si TAR («Trans Adriatik Pipelin»), «Nabucco» apo "Rryma e Bardhë" (“Rrjedha e Bardhë”) nga Gjeorgjia për në Evropë, nuk i bëjnë dot “South Stream” ("Rryma Jugore") tonë. Për një arsye të thjeshtë - të gjitha këto tubacione, pa përjashtim, janë të projektuara për shfrytëzimin e një burimi të vetëm të gazit - në Azerbajxhan! Ndërsa më konkretisht, të tubacionit të dytë në vendburimin "Shah Deniz", përfundimi i zhvillimit të të cilit është planifikuar në vitin 2017, por nxjerrja reale e gazit në këtë vendburim do të fillojë diku aty nga vitet 2018-2019. Ndërkohë kapaciteti përçues i tij është 16 miliardë metra kub gaz në vit, nga të cilat 6 miliardë metra kub do t’i kalojnë Turqisë. Dhe vetëm 10 miliardë metra kub do të vijnë në tregun evropian. Pa mendoni vetë se çfarë konkurrenti i gazsjellësit “South Stream” ("Rryma Jugore") mund të jetë ai me kapacitetin e vet të pompimit prej 63 miliardë metra kub gaz?

Po burime të tjera të gazit natyror, përveç atij azerbajxhanas, nuk janë marrë në konsideratë nga evropianët gjatë projektimit të tubacioneve të reja?

Mendimi i ekspertit rus Konstantin Simonov:

- Fillimisht janë llogaritur burimet e vendeve të tilla si Iraku, Irani dhe Turkmenistani. Por në Irak, siç doli, i gjithë gazi në dispozicion do të shkojë për nevojat e ekonomisë së vendit, e cila po ripërtërihet me shpejtësi. Iranianëve Evropa nuk mund t’i blejë lëndë të parë për arsye politike: vepron embargo. Për të marrë gazin turkmen duhet ndërtuar një gazsjellës nëpër fundin e Detit Kaspik. Ndërsa kjo gjë nuk mund të realizohet: nuk është përcaktuar deri tani statusi ligjor i Kaspikut (det apo liqen). Me pak fjalë, me përjashtim të Baku-së (Azerbajxhanit) shpresa të tjera Evropa nuk ka. Po se kur do të mbërrijë ky gaz në kontinentin evropian është krejtësisht e paqartë. Ndërkohë që baza e burimeve të tubacionit "South Stream" është e definuar qartë.

0Ekzistues, në fakt, vetëm në letër tubacionet «Nabucco» dhe «Trans Adriatik Pipelin» kanë marrë megjithatë statusin e "rrugëve, itinerareve transevropiane", domethënë janë nxjerrë jashtë kuadrit të veprimit të Paketës së Tretë të Energjisë. Kurse për "South Stream" (“Rryma Jugore”) Brukseli nuk nxiton të bëjë një përjashtim të tillë. "Ja ky dhe është problemi më i madh!", vë në dukje Konstantin Simonov. Derisa nuk ekzistojnë marrëveshje me evropianët, në ç’mënyrë do të rregullojë Paketa e Tretë e Energjisë qasjen në "South Stream" të furnizuesve të tjerë, jo rusë, të lëndëve të para. BE-ja, natyrisht, mund t’i detyrojë aksionarët e pjesës tokësore të gazsjellësit "South Stream" të pranojnë alternativë. Por "të tjerë" në këtë rast mund të jetë vetëm gazi azerbajxhanas. Problemi i vetëm është se tubacioneve evropiane në një situatë të tillë nuk do t’i mbetet fare lëndë hidrokarbure azerbajxhanase...