Prova e armës bërthamore, e realizuar nga Koreja e Veriut, përbën në vetvete një kërcënim serioz si për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe për paqen e sigurinë në mbarë botë, deklaroi ditën e martë Presidenti i SHBA-së Barack Obama.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar t’i "kundërpërgjigjet sa më shpejt" veprimeve të Koresë së Veriut.

0Barack Obama premtoi se SHBA-ja "do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre".