0Gadget-in e vogël, që i ngjan një stilolapsi, tashmë e kanë testuar gjatë shumë operacioneve kirurgjikale. Në mjekësinë bërthamore, e cila mundëson zgjidhjen e problemeve mjaft komplekse në luftën kundër sëmundjeve onkologjike, detektor i ri nuk ka aparaturë të barazvlefshme me veten. Supozojmë se pacienti vuan nga një formë e rrallë e kancerit - një tip i tumorit neuroendokrin. Madhësia e tij është vetëm 5 mm. Pikasja dhe aq më tepër qasja deri në vendin e pozicionimit të këtij tumori malinj kanë qenë deri tani praktikisht të pamundura. Por me vënien në përdorim të pajisjes së re kjo është bërë tashmë një realitet. Ja si vijon ky proces: fillimisht me anë të një radioizotopi të veçantë shenjëzohet (ngjyroset me marker) tumori. Ndërkohë, gjatë kësaj procedure, preparati radioaktiv grumbullohet vetëm në qelizat e prekura dhe ato fillojnë të "reagojnë" në mënyrën e vet. Gjatë kohës së operacionit pajisja arrin të kapë këtë rrezatim të tyre, duke e ndihmuar me këtë kirurgun të heqë tërësisht të gjithë tumorin malinj pa lënë asnjë qelizë kanceroze përreth tij. Me këtë recidiva e sëmundjes onkologjike eliminohen plotësisht.

Gjatë kohës së zhvillimit të pajisjes në fjalë u morr për bazë teknologjia e përpunuar për regjistrimin e grimcave në Large Hadron Collider, tregoi për “Zërin e Rusisë” drejtuesi i grupit rus për zhvillimin e detektorëve të rinj në CERN, Eugjeni Grigoriev:

- Përparësia e kësaj teknologjie konsiston në faktin e numërimit të çdo grimce. Më parë me qëllim që elektronika "të shihte, të dallonte" sinjalin ishte i nevojshëm regjistrimi i një numri tejet të madh të grimcave. Kurse pajisja jonë e ka ndjeshmërinë shumë më të lartë.

Risia ruse ka dhe një avantazh tjetër shumë të qenësishëm - çmimin e pajisjes. Detektori amerikan kushton 50.000 euro. Kurse detektori i ri rus do të kushtojë disa dhjetëra euro, gjë që mund ta bëjë atë të disponueshëm dhe praktikisht për përdorim të njëhershëm. Në të njëjtën kohë, siç vënë në dukje mjekët që po e testojnë atë në Zvicër, pajisja ruse është universale dhe më e avancuar se ajo amerikane. Me ndihmën e një detektori të tillë mund të trajtohen për mrekulli sëmundje të rralla dhe të përmirësohet cilësia e ndërhyrjeve kirurgjikale, thotë Eugjeni Grigoriev:

- Me përdorimin e këtij detektori kirurgu në një kohë më të shkurtër dhe në mënyrë më efikase mund të heqë tumorin malinj dhe të gjitha metastazat që e rrethojnë atë. Fazat e para të provave tona para-klinike kanë treguar se me ndihmën e pajisjes në fjalë mund të lokalizohen madje edhe mikrotumoret që nuk janë të dukshme në tomografinë e bërëmeemisionpozitroneve(PET).

0Ndërkohë detektorët onkologjikë po prodhohen në kushte laboratorike në Rusi - jo më shumë se disa dhjetëra syresh. Ato janë të nevojshëm për kryerjen e hulumtimeve dhe testimeve klinike. Në vijim do të bëhet certifikimi i pajisjes dhe pas gjashtë muajsh do të fillojë shitja e tyre në vende të tjera.