Në minierën "Vorkutinskaja" në Republikën e Komi ndodhi një shpërthim, njofton Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme të Federatës Ruse. Shpërthimi ndodhi më 10:28 sipas orës së Moskës. Në kohën e shpërthimit në galeritë e minierës po punonin 22 minatorë. 4 prej tyre dolën vetë nga miniera. Fati i 18 minatorëve të tjerë tani për tani nuk dihet.

Në minierën "Vorkutinskaja" nxirret qymyr dhe në të punojnë 1200 persona.