Shkarko audiofailin

Shkencëtarët e Institutit rus të Arktikut dhe Antarktikës morën mostrat e ujit nga liqeni subglacial Vostok (russ. «Восток») në Antarktidë. Gjatë shpimit të stresës së akullit rusët përdorin metodën e aplikuar me sukses nga shkencëtarët e Danimarkës gjatë kërkimeve të tyre në Groenlandë.

Kjo lejon izolimin e pusit, të çarës pra, nga sipërfaqja dhe siguron mbrojtjen e liqenit prej depërtimit në të të formave të jetës tokësore, tha në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Kreu i ekspeditës antarktike ruse, Valeri Llukin:

- Procesi i shpimit në stacionin Vostok herën e fundit arriti deri në nivelin 3505 metra - atëherë ne u ndalëm pikërisht pranë sipërfaqes së ujit të liqenit subglacial. Kurse disa ditë më parë ne kemi filluar shpimin rishtas në nivelin 3431.8 metra: ne u detyruam ta hapim përsëri rrugën deri në këtë thellësi sepse pas shpimit të mëparshëm kishte ngrirë një shtresë akulli në pusin e shpuar. Kësaj here ne kemi nxjerrë prej tij një kolonë të akullt uji të sapongrirë me lartësi gati 54 metra tashmë nga vetë liqeni Vostok! Ky ujë mund të përmbajë organizma të gjalla që ekzistojnë atje për miliarda vjet. Shpuesit do të kthehen në shtëpi me aeroplan në shkurt. Kurse shkencëtarëve do t’u duhet të bëjnë durim. Tani për tani nuk ka ndonjë avion me frigorifer të tillë që të mund të transportojë kolonën gjigande prej akulli në Institutin rus të Arktikut dhe Antarktikës në Shën Petersburg. Ajo do të mund të sillet atje me anije vetëm në muajin maj.

Specialistët amerikanë, që punojnë në kuadër të realizimit të projektit WISSARD (Whillans Ice Stream Subglacial Access Research Drilling) njoftuan se ata, pas 10 vitesh përgatitje, arritën të marrin mostra të ujit nga një rezervuar i vogël natyror në skajin perëndimor të mburojës së akullt të Antarktidës. Shkencëtarët amerikanë nuk kanë gjetur asgjë në këtë ujë, por pavarësisht nga ky fakt janë pushtuar nga euforia. Sepse, siç arsyetojnë shkencëtarët, edhe rezultati negativ është gjithashtu një rezultat i rëndësishëm. Gjatë kësaj duhet të merret parasysh se liqeni subglacial, tek i cili kanë arritur amerikanët, ndodhej vetëm 800 metra nën shtresën e trashë të akullit, kurse liqeni Vostok, nga i cili morën mostra të ujit shkencëtarët rusë - ndodhet në një thellësi prej më shumë se 3 kilometra. Në të mund të jenë krijuar kushte krejtësisht të tjera për ekzistencën e njëfarë forme të jetës.

0Tani shkencëtarët nga vende të ndryshme shpresojnë të mësojnë se në ç’mënyrë mund të jenë të lidhur midis tyre lumenjtë dhe 300 liqenet subglacialë (nën-akullnajorë) të Antarktidës. Përveç kësaj, shkencëtarët vërejnë mundësinë e përdorimit real të teknikave dhe njohurive që përdoren aktualisht në Antarktidë gjatë hulumtimeve në kozmos, për shembull, në liqenin e zbuluar subglacial në satelitin e Jupiterit.