Të paktën 3 vetë u lënduan të hënën si pasojë e një uragani të fuqishëm që përfshiu shtetin amerikan të Mississippi-t, dhjetra ndërtesa u shkatërruan.

Dëmi më i madh iu shkaktua qytetit të Hattiesburg në pjesën qendrore të shtetit. Disa dhjetra ndërtesa u shkatërruan, duke përfshirë edhe dëmet e rënda që iu shkaktuan Universitetit të Southern Mississippi. Shumë shtëpi mbetën pa energji elektrike për shkak të këputjes së telave të shtyllave të tensionit të lartë. Paralajmërimi në lidhje me pritjen e një tornadoje është shpallur edhe në shtetin e Alabama-s.