Kryebashkiaku i Los Angeles, Antonio Villaraigosa, caktoi një shpërblim prej 1.000.000 $ për informacionin, i cili do të mundësojë arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e tre personave, duke përfshirë edhe një polic.

Bëhet fjalë për ish-policin 33-vjeçar Christopher Jordan Dorner, i cili është i armatosur me armë të ndryshme, duke përfshirë edhe armë automatike. Besohet se Dorner po hakmerret ndaj ish-kolegëve të tij, të cilët ai i fajëson për fundin e karrierës së vet në polici.

Për herë të fundit i kërkuari është parë në San Diego. Mendohet se ai ka tentuar t'ia mbathë këmbëve për në Meksikë.