Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto fillon sot vizitën e vet 3-ditore në Moskë, gjatë së cilës do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin dhe Kryeministrin Dimitri Medvediev. Në axhendën e bisedimeve do të jenë marrëdhëniet bilaterale midis Finlandës dhe Rusisë si dhe marrëdhëniet mes Rusisë dhe BE-së.

Përveç programit zyrtar, Presidenti finlandez Niinisto do të mbajë disa takime me përfaqësues të qarqeve të biznesit të Rusisë.