Papa Benedikti XVI do të lërë fronin më 28 shkurt. Këtë ai e deklaroi vetë gjatë një fjalimi të mbajtur më 11 shkurt në ceremoninë në Vatikan.

Ai e shpjegoi vendimin e tij me gjendjen e përkeqësuar shëndetësore. Papa deklaroi se nuk ka fuqi të mjaftueshme për të drejtuar Kishën për shkak të moshës së thyer. Megjithatë ai theksoi se dëshiron të vazhdojë t’i shërbejë Kishës.

Vendimi i Benediktit XVI ishte një lajm i papritur për të gjithë, duke përfshirë edhe vetë përfaqësuesit e Kishës. Rasti i fundit në histori, kur Papa hoqi dorë vullnetarisht nga froni, ka ndodhur në vitin 1415. Asokohe Gregorius PP. XII hoqi dorë nga posti honorifik për shkak të përçarjes në radhët e Kishës Katolike.

Joseph Ratzinger u bë Kreu i Kishës Katolike në prill të vitit 2005. Ai është 85 vjeç dhe një nga Pontifikët më të vjetër në historinë e Kishës Katolike Romake.