Papa 85-vjeçar Benedikti XVI ka njoftuar se do të heqë dorë nga froni.

Sipas informacionit të bërë publik nga mediat italiane, Papa, i cili iu drejtua audiencës në Vatikan në latinisht, deklaroi se do të lërë fronin më 28 shkurt.

Zyra e Shtypit e Vatikanit e konfirmoi vendimin e Benediktit XVI.

Papa i mëparshëm, që është larguar nga froni me dëshirën e vet, ka qenë Gregorius PP. XII në vitin1415.