Numri i viktimave si pasojë e një shpërthimi në minierën "Vorkutinskaja" në Republikën e Komi është rritur në 18 persona. Trupat e pajetë të 10 personave janë nxjerrë në sipërfaqe.

Shpërthimi në minierën "Vorkutinskaja" ndodhi mëngjesin e 11 shkurtit. Në momentin e shpërthimit atje ndodheshin më shumë se 250 persona. Në vendin, ku ndodhi shpërthimi po punonin 24 minatorë. Katër prej tyre dolën vetë nga miniera, 2 të mbijetuar u nxorrën në sipërfaqe nga ekipet e shpëtimit. Në një thellësi prej 800 m shpërtheu metan.