Në Filipine vdiq krokodili më i madh në botë, i cili mbahej kundër vullnetit të tij në ngujim në parkun ekologjik të provincës së Agusan del Sur. Zvarraniku 6-metërsh, i cili i përkiste species që banon në ujërat detare, peshonte mbi një ton. Në operacionin për kapjen e tij në vitin 2011 morrën pjesë më shumë se 10 persona.

Nuk dihet se kush ishte shkaku i vdekjes së gjigandit detar që para se të gjendej në parkun ekologjik ishte fajësuar për vdekjen e të paktën një personi. Është njoftuar se krokodili u kthye me barkun e fryrë nga qielli dhe disa orë më vonë ngordhi.