Në Azerbajxhan partia pro-qeveritare "Musavati bashkëkohor" njoftoi se ofron një shpërblim për këdo që do t'i presë veshin shkrimtarit Akram Aylisli, autorit të romanit të bujshëm "Ëndërra të gurta".

Lideri i partisë "Musavati bashkëkohor" Hafiz Hajiyev deklaroi se Aylisli në romanin e tij ka fyer refugjatët azerbajxhanas dhe për këtë ai duhet të ndëshkohet.

"Javën e kaluar ne zhvilluam një diskutim dhe morrëm këtë vendim. Vendimi është i patundur dhe i parevokueshëm", - tha Hajiyev. Ekzekutimi i "dënimit" i është besuar krahut rinor të partisë. Atij që i pret veshin shkrimtarit i është premtuar një shpërblim prej 10 mijë manat (rreth 10 mijë euro).