Ish Kreu i koncernit rus të gazit "Gazprom" Rem Vjahiriev ndërroi jetë në vitin 79 të jetës.

Postin e Drejtuesit të "Gazprom" Vjahiriev e ka mbajtur nga viti 1992 deri në vitin 2001. Gjatë kohën së presidencës së Rem Vjahiriev-it ndodhi aksionimi (angl. auctioning) i gjigandit të gazit. Vitin e kaluar, në intervistën e vet me revistën “Forbes”, ai tregoi se si gjatë kësaj kohe kompania i ka ndarë "aksionet midis të vetëve".

Nga qershori i vitit 2001 e deri në qershor të vitit 2002 Rem Vjahiriev ka kryesuar bordin e "Gazprom", ndërsa pas kësaj u bë një nga këshilltarët e Dimitri Medvediev, i cili në atë kohë zinte postin e Zëvendësit të parë të kreut të administratës së presidentit të Rusisë.

"Gazprom" është një nga kompanitë më të mëdha të gazit në botë e angazhuar në eksplorimin, prodhimin, transportimin, ruajtjen (depozitimin), përpunimin dhe tregtimin e gazit dhe lëndëve të tjera hidrokarbureve.