Kryeministri rus Dimitri Medvediev zhvilloi një takim me Kryetarin e shtetit finlandez.

"Ne takohemi rregullisht dhe kjo është një garanci që bashkëpunimi ruso-finlandez do të jetë i fortë, i qëndrueshëm, një bashkëpunim i fqinjësisë së mirë dhe strategjik", - tha Medvediev dhe shprehu dëshirën që vizita e Niinisto të jetë po aq e dobishme sa edhe udhëtimi në nëntor në Helsinki i vetë Medvedievit.

"Duket se klima e bashkëpunimit me të vërtetë është bërë akoma dhe më e ngrohtë pas takimit të nëntorit Unë vë re se marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe mes komuniteteve tona të biznesit po bëhen gjithashtu gjithnjë e më intensive", - tha në përgjigje Presidenti Niinisto.