Trupat franceze dhe ato maliane morrën përsëri nën kontroll qytetin e Gao në veri të Mali-së.

Një ditë më parë islamistët ndërmorrën një kundërsulm të papritur mbi qytetin e Gao, pasi një javë më parë nën presionin e francezëve u detyruan të largohen nga qyteti. Franca ka dërguar përforcime në rajon - helikopterë dhe autoblinda.

Sipas fjalëve të ushtarakëve francezë, situata në Gao tani është përgjithësisht e qetë. Ka njoftime për përleshje jashtë qytetit.