Ministria ruse e Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) dërgoi një avion në Bullgari për evakuimin e shtetases ruse, e cila ka pësuar fraktura serioze gjatë pushimeve.

Në mëngjesin e sotëm nga aeroporti “Ramenskoje”, në periferi të Moskës, në drejtim të Sofjes u nis avioni "Il-76", i pajisur me një modul të posaçëm mjekësor për transportimin e personave të lënduar.

Shtetasja ruse pësoi një frakturë në shtyllën kurrizore dhe disa trauma të tjera si pasojë e rrëzimit gjatë kohës që bënte ski malore. Tani ajo ndodhet në një spital në Sofje. Avioni do ta çojë atë për trajtim të mëtejshëm mjekësor në qytetin rus të Samara.