Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka filluar publikimin e kërkimeve, të cilat tregojnë efektet e mundshme negative të daljes së Skocisë nga përbërja e shtetit.

Në raportin e parë të tillë dy profesorë të së drejtës shkruajnë se në rastin e daljes së Edinburgut nga Mbretëria e Bashkuar, qeverisë skoceze do t’i duhet të konfirmojë anëtarësinë e saj në BE, FMN dhe OKB.

Autorët e raporit theksojnë se përkundrazi Anglia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut së bashku do të ruajnë automatikisht veprimin e të gjitha traktateve ndërkombëtare.