Kreu i Koalicionit Kombëtar të opozitës siriane, Ahmad Moaz Al-Khatib, ka shprehur gatishmërinë e tij për zhvillimin e negociatave me përfaqësuesit e Presidentit Bashar Al-Assad.

Tema e bisedimeve do të jetë mënyrat e transferimit të pushtetit "me gjakderdhje dhe dëme minimale", - shkroi Khatib në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Vendi i zhvillimit të negociatave mendohet se do të jetë në veri të vendit, duke pasur parasysh faktin se autoritetet pushtetore "janë shumë të preokupuara për sovranitetin dhe nuk duan të largohen nga territori sirian".