Sergei Lavrov do të udhëtojë drejt Algjerisë, nga ku do të nisë turneu i tij nëpër vendet e Afrikës. Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse ka planifikuar në axhendë takime me qeverinë e vendit, duke përfshirë edhe bisedimet me Ministrin e Jashtëm të Algjerisë, Mourad Medelsi.

Drejtuesit e përfaqësive diplomatike do të shqyrtojnë situatën aktuale në vendet e Afrikës së Veriut, të Lindjes së Mesme dhe të zonës Saharo-Saheliane. Është planifikuar t’i kushtohet vemendje serioze situatës në Mali. Pas Algjerisë Lavrov do të vizitojë Afrikën e Jugut, Mozambikun dhe Guinenë.