0Këtë gjigand qiellor astronomët rusë janë duke e pritur me një ankth e padurim të veçantë. Kometa ISON u zbulua prej tyre në shtator të vitit të kaluar. Takimin me të ata duhet ta presin edhe gjashtë muaj. Ndërsa Lemmon është pothuajse e gatshme për të demonstruar "petkun" e vet në ngjyrë të gjelbër të ndritshme. Nuancën e veçantë, madje të pazakontë, thonë astronomët, ia japin kometës karboni dyatomik dhe cianogeni (cyanogen). Për herë të parë ajo u fiksua nga astronomët në mars të vitit të kaluar nga mali Lemmon në SHBA, prandaj endacakes qiellore i dhanë emrin e tij.

Pritet që gjatë qasjes së saj me Diellin kometa të shihet njëlloj si yjet e konstelacionit të Arusha e Madhe. Ky është një fenomen i rrallë, vënë në dukje ekspertët: edhe pse astronomët zbulojnë çdo vit dhjetra kometa, jo çdonjëra nga ato mund të shihet me sy të lirë. Përveç kësaj, për brezat e tanishëm ky do të jetë shansi i vetëm për takimin me Lemmon, tha për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" ekspertja e Institutit rus të Astronomisë të Lidia Rrihllova:

- Ajo është një kometë periudhë gjatë. Kjo do të thotë se periudha e rrotullimit të saj rreth Diellit zgjat më shumë se 200 vjet. Kometa periudhë shkurtra gjatë jetës së njeriut tashmë janë vërejtur, të tilla si Halley, e cila i afrohet Tokës çdo 75 vjet. Kurse Lemmon ka një periudhë rrotullimi më shumë se dy shekullore.

Historikisht ka ndodhur kështu, që kometat janë konsideruar ndër shekuj nga njerëzit si lajmëtare ogurzeza - të vitit të keq të prodhimit të drithërave, fatkeqësive natyrore dhe luftërave. Këtë vit në horizont banorët e Tokës do të kenë mundësi të shohin njëherazi disa endacake të ndritshme kozmike. Po përse e "sulmojnë" ato Tokën? A përbëjnë vallë kometat ndonjë kërcënim serioz për planetin tonë?

Druajtje të tilla nuk janë konfirmuar kurrë deri më tani, thotë astronomi i njohur rus Leonid Elenin, mbiemrin e të cilit mban kometa Elenin e zbuluar prej tij:

- Në shumicën e rasteve kometat janë të parrezikshme për Tokën. Në vitin 1910, për shembull, njerëzimi u përgatit shpirtërisht për kalimin e Tokës nëpërmjet bishtit të kometës Halley. Atëhere i druheshin shumë helmimit me cianogen-in (cyanogen) që përmbahet në bërthamën e kometës. Siç tashmë e dini, nuk ndodhi asgjë e tillë. Propabiliteti i përplasjes së kometës me Tokën është jashtëzakonisht i vogël. Kometat thjesht duhet të studiohen dhe nuk ka asnjë arsye për t’ia patur frikën dhe për t’i lidhur ato me gjithfarë ngjarjesh negative.

0Përsa i përket shpeshtësisë së dukjes së "jashtëtokësorëve", duhet thënë, se edhe këtë konfirmim astronomët e hedhin poshtë. Nuk fluturojnë ato më shpesh drejt Tokës, por ne kemi filluar t’i shohim shumë më mirë ato. Në mbarim të

shekullit XX

0 dhe fillim të

shekullit XXI

0vëzhgimet nga episodike u shndërruan në të rregullta. U krijuan teleskopë të fuqishëm, detektorë të rinj matës të energjisë së rrezatimit, kompjutera që regjistrojnë trupat qiellorë. Të gjitha këto lejojnë identifikimin e shpejtë të objekteve qiellore, përcaktimin e koordinatave të tyre dhe dërgimin e të dhënave në Qendrën e Planeteve të Vegjël, ku ata verifikohen në bazë të katalogëve dhe përcaktohet nëse janë trupa të rinj apo të vjetër qiellorë.