Në 11 qarqe të Italisë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të parashikimeve të motit që flasin për rënie të konsiderueshme të temperaturave dhe reshje të dendura dëbore. Nga moti i ftohtë dhe reshjet e dëborës do të preken veriu dhe qendra e Gadishullit Apenin.

Në Toscana, Emilia-Romagna dhe disa qarqe të tjera, duke filluar nga nata në të gdhirë të së hënës është ndaluar lëvizja e kamionëve. Shoqatat e konsumatorëve druhen se në qoftë se ndalimi do të zgjasë për disa ditë, supermarketet mund të përballen atëhere me deficitin e produkteve.

Bashkitë e shumë qyteteve kanë shpallur mbylljen e shkollave dhe institucioneve të tjera arsimore. Ka informacione në lidhje me mundësinë e anullimit të fluturimeve. Sipas parashikimeve, moti i keq në Itali do të vazhdojë gjatë gjithë javës.