Policia e qytetit të Mount Hagen në Papua të Guinesë së Re e shpalli bashkëshortin e 20 vjeçares Kepari Leniata si të dyshuarin kryesor për nxitjen e djegies e gruas së tij si magjistare.

Banorët vendas e fajësuan vajzën për tentativë të vrasjes së një djali 6-vjeçar. Si pasojë e kësaj të afërmit e djalit e kapën Leniatën, e lidhën, e lagën me benzinë dhe e hodhën në zjarr para syve të qindra njerëzve.

Vrasjet në bazë të fajësimit për magji në Papua të Guinesë së Re kanë marrë përmasa drastike. Në vend është e ndaluar me ligj praktikimi i ritualeve të lidhura me magjinë.