Qeveria franceze po zhvillon një takim me përfaqësuesit kryesorë të industrisë së mishit me qëllim zgjidhjen e skandalit ndërkombëtar të furnizimit me mish kali në vend të mishit të viçit.

Tashmë 6 rrjete supermarketesh në këtë vend ndërprenë shitjen e produkteve gjysmë të fabrikuara të dyshimta. Disa furnizues ndoqën shembullin e kompanisë Sparghero, e cila përgatiti një padi kundër blegtorëve rumunë.

Presidenti rumun Traian Basescu, nga ana e vet, konfirmoi më parë se po verifikohet thertorja që ka shkelur obligimet kontraktuale.