Sipas disa të dhënave të saktësuara 9 persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit të metanit në minierën e qymyrit "Vorkutinskaja" në Republikën e Komi. Sipas Ministrisë së Brendshme të republikës në vendin, ku ndodhi shpërthimi po punonin 20 minatorë. Deri tani në sipërfaqe janë nxjerrë 3 persona dhe trupat e viktimave. Fati i 8 personave ende nuk dihet.

Në minierën "Vorkutinskaja" po punojnë disa ekipe shpëtimi, si dhe një ekip mjekësor. Shpërthimi ndodhi në një thellësi prej 800 m.