Të paktën 16 pelegrinë myslimanë humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën si pasojë e rënies së një autobusi në hendek në kilometrin e 300-të nga kryeqyteti i Bangladeshit, Dhaka. Sipas informacioneve të policisë, në mes të viktimave ka dhe fëmijë. Gjithsej në autobus në momentin e aksidentit ndodheshin 43 persona.

Pelegrinët po ktheheshin nga faltorja e shenjtorit lokal. Çdo vit në Bangladesh në aksidentet rrugore humbasin jetën rreth 10 mijë njerëz.