Të paktën 15 persona u lënduan si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që ra në Kolumbi të shtunën. Epiqendra e tërmetit me fuqi 7 ballë sipas shkallës Rihter ndodhej 11 km në juglindje të qytetit të Pasto.

Sipas të dhënave të grupeve të shpëtimit, fatkeqësia natyrore shkatërroi më shumë se 100 ndërtesa, ndërsa pothuajse 2.000 godina pësuan dëmtime të shkallëve të ndryshme. Shumica e personave të prekur nga tërmeti u lënduan gjatë evakuimit urgjent nga ndërtesat.

Lëkundjet nëntokësore u ndjenë madje dhe në Ekuadorin fqinj, por atje nuk janë regjistruar dëme apo të lënduar.