Autoritetet turke kanë akorduar më shumë se 600 milionë $ për sistemimin e refugjatëve sirianë. Nga kjo shumë, 344 milionë $ u akorduan nga buxheti i qeverisë qendrore, ndërsa fondet e mbetura nga autoritetet lokale, shkroi të premten në blogun e tij në "Twitter" Ministri i Financave Mehmet Simsek.

Tani në Turqi ndodhen më shumë se 177.000 refugjatë sirianë. Për strehimin e tyre u ndërtuan 16 kampe refugjatësh. Çdo ditë nga Siria largohen rreth 5.000 refugjatë, njoftoi Përfaqësuesi i Komisionerit të Lartë të OKB-së për Çështjet e Refugjatëve, Adrian Edwards.