U ndërmorr një përpjekje e dytë për të sulmuar Presidentin e Iranit Mahmoud Ahmadinejad gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin egjiptian në kuadër të pjesëmarrjes në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, njoftoi të premten kanali televiziv ndërarab "Al Arabiya".

Para pritjes në shtëpinë e një diplomati iranian në Kajro, atij tentoi t’i afrohej një i panjohur me thirrjet "Vdekje Ahmadinejad-it! Vdekje Bashar Al-Assad-it!". Rojet presidenciale arritën ta ndalojnë keqdashësin. Personi në fjalë doli se ishte i paarmatosur. Ai iu dorëzua policisë egjiptiane.

Në fillim të kësaj jave një i panjohur e qëlloi me këpucë Presidentin e Iranit, kur ai po komunikonte me njerëzit pas daljes nga xhamia Al-Hussein në Kajro.