Së paku 9 persona u vranë dhe 35 të tjerë u plagosën të premten si pasojë e 2 shpërthimeve në një treg në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, njoftoi policia e kryeqytetit iranian.

Mekanizmat shpërthyes ndodheshin në dy makina. Shpërthimet buçitën pranë vendit ku shiteshin dhe bliheshin bagëti të ndryshme. Qëllimi i sulmit terrorist nuk është përcaktuar ende. Detaje të tjera nuk njoftohen.