SHBA-ja dhe Koreja e Jugut mund të ndërmarrin një sulm parandalues ndaj Koresë së Veriut, tha në një konferencë për shtyp Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Victoria Nuland.

Në të njëjtën kohë Shtetet e Bashkuara i kushtojnë më shumë vëmendje metodave të presionit ekonomik mbi Korenë e Veriut, të parashikuara në rezolutën № 2087 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në qoftë se Koreja e Veriut nuk do të rishikojë pikësynimet e veta, theksoi Nuland.

Më parë udhëheqja e Koresë së Veriut premtoi të realizojë provën e tretë bërthamore në përgjigje të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së të muajit janar, e cila dënon lëshimin nga Pheniani të satelitit në dhjetor të vitit 2012.