Ministri amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta dhe Kryetari i Komitetit të Bashkuar të Shefave të Shtabeve të Forcave të Armatosura amerikane Martin Dempsey, pranuan faktin e furnizimit me armë të opozitës siriane nëpërmjet vendeve të treta me anashkalim të sanksionit të Presidentit Obama, i cili ka këmbëngulur për ofrimin e një ndihme joushtarake opozitës siriane, njoftuan mediat perëndimore.

Kjo çështje u ngrit të enjten në një seancë dëgjimore në Senatin amerikan nga senatori John McCain.

Më parë administrata amerikane e ka shpjeguar refuzimin e dhënies së ndihmës ushtarake me druajtjen se armët e furnizuara mund të binin në duart e terroristëve.