Shtëpia botuese gjermane Thienemann vendosi ta heqë fjalën "zezak" nga përralla e njohur "Magjistarja e vogël" e shkrimtarit Otfried Preußler, të botuar në vitin 1959, në lidhje me ankesën e njërit prej lexuesve, të shkaktuar nga fjala "politikisht jo korrekte".

Në shenjë proteste kundër censurës së përrallave për fëmijë kritiku letrar gjerman Denis Scheck, i cili jeton në Nju Jork, u shfaq në televizion me fytyrën e lyer me bojë këpucësh.

Sipas Schek, librat e shkruar në një epokë të caktuar nuk është e udhës të lidhen me koniunkturën politike. Sipas një studimi të gazetës "Die Zeit", gjysma e popullsisë së Gjermanisë është shprehur kundër ndryshimeve në tekstin e përrallës në fjalë.