Asteroidi i madh i quajtur 2012DA14, më gjerësi më shumë se 45 metra, do t’i afrohet Tokës më 15 shkurt në distancën më të afërt që ndonjë asteroid i ngjashëm me të i është afruar ndonjëherë më parë planetit tonë - rreth 27.358 km, njoftoi Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA).

Fluturimin e asteroidit, të zbuluar në vitin 2012 nga astronomi i obsvervatorit "La Sagra" në jug të Spanjës, do të mund ta shikojnë banorët e Azisë dhe Australisë.