Policia e qytetit spanjoll të Valencias ndaloi të premten terroristin e dyshuar Muhammad ash-Shaab, i cili po planifikonte sulme terroriste në Spanjë dhe në vende të tjera europiane. Për finalizimin e qëllimeve të veta makabre ai kishte blerë armë zjarri dhe eksploziv, njoftuan agjencitë spanjolle të lajmeve.

Policia e Spanjës mendon se i ndaluari kishte lidhje me Mohammad Mera, i cili vitin e kaluar kreu një seri vrasjesh në Toulouse e Montauban (Francë) dhe u vra gjatë një operacioni special të policisë.