Mbi shtetet e Connecticut, Maine, Massachusetts, New Hampshire, Vermont dhe Rhode Island në verilindje të SHBA-ve vërshoi stuhia më e fuqishme e dëborës gjatë 35 viteve të fundit, njoftoi të premten Shërbimit Meteorologjik Kombëtar amerikan.

Në Nju Jork dhe Boston pritet të bjerë deri në 60 cm dëborë.

Është pezulluar puna në disa aeroporte të mëdha, duke përfshirë ata të Nju Jorkut, Çikagos dhe Bostonit, ku për shkak të stuhisë janë anulluar rreth 900 fluturime. Në Massachusetts është ndërprerë lëvizja e transportit automobilistik dhe atij hekurudhor.

Banorët e shteteve verilindore kanë filluar tashmë të blejnë produkte ushqimore, ujë të pijshëm, elektrikë dore, për ta kaluar stuhinë në shtëpi.

Në Boston, Providence dhe në qytete të tjera do të mbyllen të gjitha shkollat.