Të premten në rrethinat jugore dhe lindore të Damaskut po zhvillohen përleshje të ashpra mes ushtrisë siriane dhe rebelëve, gjatë të cilave ushtria siriane i ka bombarduar në mënyrë të masivizuar pozicionet e rebelëve, njofton Këshilli Mbikëqyrës sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër.

Përveç kësaj, natën në të gdhirë të së premtes ka patur përleshje të armatosura pranë kampit të refugjatëve palestinezë "Yarmuk" në Damask.