OKB-ja me kërkesë të autoriteteve të Jemenit nisi hetimin e bllokimit të anijes së ngarkuar me armë dhe pajisje ushtarake kontrabandë, të ardhura, me sa duket, nga Irani, njoftoi për gazetarët Përfaqësuesi i Posaçëm jemenas pranë OKB-së Jamal Benomar.

"Ekspertët do të përcaktojnë se nga ka ardhur ngarkesa si dhe kujt i adresohej ajo", - deklaroi Benomar të enjten para gazetarëve.

Gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të enjten ai tërhoqi vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj faktit të ndërhyrjes së Iranit në punët e brendshme të Jemenit.