Jo më pak se 350 banorë të Prefekturës së Fukushimës, të cilët u detyruan të largohen nga shtëpitë dhe fermat e tyre për shkak të aksidentit të ndodhur në centralin bërthamor "Fukushima-1" më 11 mars të vitit 2011, njoftuan të premten se do të ngrenë një padi kolektive kundër qeverisë japoneze si dhe kundër operatores së "Fukushima-1", kompanisë TEPCO, duke kërkuar nga ajo kompensim për çdo muaj të kaluar jashtë shtëpive të tyre.

Padia do të depozitohet në gjykatë të hënën.