Gratë turke të komunitetit "Dhembshuria" kanë kërkuar themelimin në Turqi të "Shtetit autonom të grave", në të cilin të mos ketë vend për "dhunë, grabitje dhe shtypje", duke ia përcjellur peticionin me këtë apel Parlamentit. Në peticion, në veçanti, thuhet se "që nga krijimi i republikës në të ende ekziston një shtet, në të cilin dominojnë burrat".

Në demonstratën, ku ato parashtruan kërkesat e tyre, zonjat e ndara në kohë të ndryshme nga burrat e tyre dolën me shami blu në kokë dhe syze dielli në shenjë proteste kundër dhunës. Ato besojnë se shteti i tanishëm nuk garanton mbrojtje të mjaftueshme për gratë.