Sipas një sondazhi të Qendrës ruse të Studimit të Opinionit Publik, të publikuar të premten, gati gjysma e rusëve është kundër futjes së sistemit të drejtësisë për të miturit në Rusi.

71% e rusëve nuk pajtohen me prioritetin e të drejtave të fëmijëve mbi të drejtat e prindërve.

Gjysma e të anketuarve besojnë se do të humbasë forcën e vet autoriteti prindëror, 38% mendojnë se do të bjerë autoriteti i familjes në shoqëri, 42% - se do të rritet numri i fëmijëve pa kujdes prindëror. Rusët i druhen gjithashtu rënies së nivelit të zhvillimit të fëmijëve dhe përhapjes së tregtisë me fëmijët e shkëputur nga familja.

Sondazhi i Qendrës ruse të Studimit të Opinionit Publik u zhvillua nga 2-3 shkurt të vitit 2013. U anketuan 1600 persona në 138 qendra të banuara të Rusisë.