0Ajo duhet të merret nga Ministritë ruse të Burimeve Natyrore dhe të Energjetikës. Shanset për të arritur në marrëveshje me këto dikastere i vlerëson për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Shefi i departamentit të studimeve analitike të Grupit të investimeve "Univer", Dimitri Aleksandrov:

- Unë mendoj se kompanitë “Gazprom” dhe “Lukoil” mund të shpresojnë për marrjen e licencës nga ministritë e sipërpërmendura për vetë faktin se kjo është në interesin e palës ruse. Dhe nga ana e Kazakistanit, sipas mendimit tim, nuk ka gjasa të shprehen ndofarë pretendimesh. Kompania “KazMunaiGas” është fort e interesuar për të marrë qasje në burimet e naftës. Unë mendoj se së shpejti ne do të shohim fazën aktive të përvetësimit të vendburimit në fjalë.

Sipas ligjit, shelfin mund ta përvetësojnë vetëm kompanitë që janë të kontrolluara nga shteti dhe me një përvojë punë të paktën 5 vjeçare. Këto kërkesa përmbushen vetëm nga dy kompani të Rusisë: “Rosneft” dhe “Gazprom”. Ka shpresa që të bëhet ndonjë përjashtim për kompaninë private “Lukoil”. Ja se çfarë thotë në lidhje me këtë Drejtori i Institutit Kombëtar të Energjetikës, Sergei Pravosudov:

- Kompanitë “Gazprom” me “Lukoil” në sipërmarrje të përbashkët janë duke zhvilluar që prej një kohe të gjatë eksplorimin e vendburimit. Pas ndryshimit të rregullave të zhvillimit të punëve në shelf, të drejtën e shfrytëzimit të tij e fituan kompanitë shtetërore. Por kjo ka të bëjë kryesisht me shelfin Verior, kurse në Detin Kaspik kompania “Lukoil” punon tashmë që prej kohësh.

“Lukoil” e fitoi të drejtën e eksplorimit në shelfin e Detit Kaspik gati 20 vjet më parë. Në vitin 2003 u krijua sipërmarrja e përbashkët me “Gazprom”. Por shumë shpejt pas kësaj ato u detyruan të pezullojnë zhvillimin e vendburimit. Kjo ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve që lindën me Kazakistanin, në sektorin e të cilit ndodhej një pjesë e vendburimit. Si rezultat u krijua triumvirati me pjesëmarrjen e dy kompanive ruse dhe një kompanie kombëtare të Kazakistanit. Në sipërmarrjen e përbashkët gjysma është në pronësi të kompanisë kazakistanase “KazMunaiGas”, kurse gjysma tjetër në pronësi të “CentrKaspneftegaz”, e cila është ndarë në mënyrë të barabartë midis “Gazprom” dhe “Lukoil”. Pretendime të reja ndaj rusëve nga ana e Kazakistanit nuk do të ketë, shprehet me bindje të plotë Sergei Pravosudov:

- Problemi i vetëm që mund të lindë, ndoshta, do të ketë të bëjë me pjesët që do t’i takojnë secilës kompani, me atë si do të shpërndahen ato. Por, unë mendoj, se palët e interesuara do të bien dakord megjithatë. Kazakistani është një vend mik për ne. Të gjitha problemet që lindnin midis dy vendeve, të paktën më parë, kanë gjetur gjithmonë zgjidhje.

0Më 8 shkurt Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me Presidentin e Kazakistanit Nursulltan Nazarbajev. Palët synojnë të diskutojnë gjithë spektrin e bashkëpunimit ruso-kazakistanas. Është plotësisht e mundur që një prej temave të negociatave në nivel të lartë të bëhet puna e kompanive ruse në Kaspik.