Raketa "Ariane 5" nxorri në orbitë dy satelitë telekomunikacioni, i pari prej të cilëve, sateliti kombëtar azerbajxhanas "Azerspace-1" i korporatës amerikane Orbital Sciences, do të ofrojë shërbime për vendet e Europës Lindore, Afrikës së Veriut, Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP), Azisë Qendrore dhe Lindore.

Sateliti tjetër spanjoll "Amazonas-3", zonë veprimi e të cilit do të jenë vendet amerikane, Europa dhe Afrika e Veriut, i përket kompanisë së telekomunikacionit Hispasat.

Lëshimi u realizua nga kozmodromi Kuru në Guajanën Franceze.