Irani nuk ka të bëjë në kurrfarë mënyre me hedhjen në erë të autobusit me turistë izraelitë më 18 korrik të vitit 2012 në aeroportin e qytetit bullgar të Burgasit, u deklaroi gazetarëve të premten Ambasadori iranian në Bullgari, Gholamreza Bagheri, në përgjigje të akuzave kundër Iranit të bëra nga Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu pak kohë më parë, gjatë kësaj jave.

Organet hetimore bullgare njoftuan këtë javë se ndër organizatorët e sulmit në autobus kishte edhe shtetas të Kanadasë dhe Australisë - anëtarë të lëvizjes "Hezbollah", të mbështetur nga Irani.

Liderët e lëvizjes e përgënjeshtrojnë përfshirjen në hedhjen në erë të autobusit që mori jetët e 7 personave.