11 persona humbën jetën dhe 68 të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes së disa autobusëve dhe automobilave të lehtë të premten në provincën Hunan të Kinës, njoftuan mediat vendase.

Sipas të dhënave paraprake, shkaku i përplasjes ishte rruga e rrëshqitshme, në të cilën shoferët humbën kontrollin e automjeteve.

Në prag të festës së pranverës (Vitit të Ri sipas kalendarit Hënor, që hyn më 10 shkurt të vitit 2013) ngarkesa në të gjitha llojet e transportit në Kinë rritet në mënyrë të ndjeshme, pasi sipas traditës kineze, të gjithë anëtarët e familjes, pavarësisht se ku jetojnë ata, duhet të mblidhen të gjithë rreth tryezës festive familjare.