Motori i kërkimit rus në Internet "Yandex" (russ. "Яндекс") ka zënë vendin e 4-t në botë përkatësisht numrit të kërkesave të përpunuara. Sipas të dhënave të firmës analitike ndërkombëtare ComScore, "Yandex" ka mbetur vetëm pas motorëve të kërkimit "Google", "Baidu" dhe "Yahoo", ndërsa ka lënë pas "Microsoft-in".

Vetëm për dhjetorin e kaluar numri i kërkesave në motorin rus të kërkimit arriti deri në 4.84 miliardë (2.8% e tregut botëror). "Yandex" është motori kryesor i kërkimit në Internet në tregun rus, duke zënë 60% të tij.