Zëri i Rusisë Vendet e Këshillit të Arktikut nga viti 2015 do të fillojnë të raportojnë rregullisht mbi emetimet e karbonit të zi, një nga komponentët e blozës, thuhet në deklaratën e përbashkët të ministrave të mjedisit të vendeve pranë arktike.

Përfaqësues nga Rusia, SHBA-ja, Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia dhe Suedia në takimin e tyre në qytetin suedez të Jukkasjärvi, nga 5-6 shkurt, diskutuan çështjet mjedisore në Arktik, ndryshimet e klimës, mbrojtjen e biodiversitetit dhe luftën kundër ndotjes së mjedisit.

Rusia po shqyrton mundësinë e krijimit të sistemit të vet të vlerësimit dhe monitorimit të emetimeve të karbonit të zi.